VIDEO/ Bajerni klub shembullor, emocione dhe lot gjatë lamtumirës së legjendave

VIDEO/ Bajerni klub shembullor, emocione dhe lot gjatë lamtumirës së legjendave

19:44, 18/05/2019

Sot është një ditë feste për Bajernin e Mynihut pasi mposhti Frankfurtin me rezultatin 5-1 dhe kjo fitore përkthehet në titullin e 29-të në histori të bavarezëve në Gjermani.

Ky duel ishte ndeshja e fundit në “Allianz Arena” për tre nga yjet dhe senatorët e ekipit bavarez, sepse sot ka qenë dita e përshëndetjes me tifozët për mbrojtësin Rafinha dhe sulmuesit Ribery e Robben.

Rafinha po mbyll sezonin e 8 me Bayernin, duke fituar Champions League dhe 7 kampionate.

Për Robben sezonet në Mynih janë 10, ndërsa për Ribery janë plot 12, natyrisht dy "yjet" kanë fituar gjithçka të mundshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Për të tre para ndeshjes kundër Frankfurtit u zhvillua një ceremoni e bukur, ku drejtuesit e lartë të Bayernit zbritën në fushë për t’i takuar. Gjithë stadiumi në këmbë, një epokë merr fund te Bayerni.

 


 

 


 

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco