Rezultatet në Superiore/ Tirana ‘shterpë’ në duelin e mbijetesës, Teuta drejt Europës

Rezultatet në Superiore/ Tirana ‘shterpë’ në duelin e mbijetesës, Teuta drejt Europës

18:36, 18/05/2019

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 34 në Kategorinë Superiore.

Pas kurorëzimit të Partizanit të titullit kampion tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar në “luftën” për Europë dhe zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

Teuta mori një fitore shumë të vlefshme duke hedhur një hap pothuajse të sigurt për kualifikimin në Europë, ndërsa Tirana ka lënë të hapur mundësinë e rënies nga kategoria.

Tirana 0-0 Kastrioti

Tirana nuk arrin të marrë më shumë se një barazim pa gola në përballjen ndaj Kastriotit.

Kryeqytetasit me këtë barazim ndërlikojnë akoma edhe më shumë mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, të dyja skuadrat patën rastet e veta për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan.

Në pjesën e parë, Imami pati një traversë që e ndali nga goli, ndërkohë që rrezikshëm u shfaq edhe Kastrioti disa herë, tek porta e Likës.

Në të dytën, Hasani pati një rast të artë në minutën e 53-të, vetëm pak metra larg portës, por Husein e ndali topin.

Kur na ndajnë dy javë nga fundi, Tirana pozicionohet në vendin e 8-të, 2 pikë më shumë se Kastrioti që ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

Ndeshjet e tjera:

Skënderbeu fitoi pastër me shifrat 0-3 në fushën e Kukësit, me gola të Muzakës, Bregut dhe Pervan, dhe tani shkon në 49 pikë, dhe është ende në garë për Europën.

Fitore morën edhe Teuta, 2-0 në shtëpi ndaj Partizanit tashmë kampion, ku shënuan Progni dhe Kallaku, si edhe Flamurtari në shtëpi, minimalisht 1-0 ndaj Laçit, me gol të Bathës.

Ja të gjitha rezultatet në Kategorinë Superiore:

Flamurtari 1 - 0 Laci 
KF Tirana 0 - 0 Kastrioti 
Kukesi 0 - 3 Skenderbeu 
Teuta 2 - 0 Partizani

Kamza 0 - 3 Luftetari 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco