Penaliteti/ Ja çfarë humbasin sot lojtarët e Tiranës nëse nuk fitojnë me Kastriotin

Penaliteti/ Ja çfarë humbasin sot lojtarët e Tiranës nëse nuk fitojnë me Kastriotin

15:41, 18/05/2019

Tirana luan sot në orën 16.30 me Kastriotin një ndeshje që do përcaktojë shumë porsa i përket mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Por ajo që duket se do ti kushtojë shumë lojtarëve të Tiranës, përveç turpit, do të jetë edhe xhepi nëse humbasin.  

Nëse Tirana dështon të qëndrojë në kategori apo nuk shkon në Europë, atëherë do të ketë penalitete financiare për gjithsecilin prej futbollistëve.

Sipas kontratave të nënshkruara në fillim të sezonit nëse lojtarët dështojnë në Superiore, apo nëse nuk kalojnë në Europë, atëherë do të ndëshkohen financiarisht.

Të gjithëve do t’u mbahen nga dy rroga në formë ndëshkimi.

Kjo është edhe një arsye më shumë përse futbollistët e Tiranës duhet të fitojnë ndeshjen e sotme dhe atë të Kupës së Shqipërisë me qëllim që të mos humbasin dy rrogat, por edhe të mos marrin me vete turpin e futbollistëve që rrëzuan Tiranën për herë të dytë nga Kategoria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco