ZYRTARE: Interi shpëton nga ‘Fair Play Financiar'

ZYRTARE: Interi shpëton nga ‘Fair Play Financiar'

20:09, 17/05/2019

Interi i ka shpëtuar ndëshkimit të UEFA-s pasi ka respektuar "Fair Play Financiar".

Tifozët zikaltër mund të marrin frymë lirisht pasi tashmë gjasat janë që klubi i Interit pritet të zhvillojë një merkato me emra “big” dhe të kushtueshëm.

E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir.

Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi kohët e fundit nuk ka respektuar bilancet.

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco