Një holandez shfaqet për stolin e Bayern Munchen

Një holandez shfaqet për stolin e Bayern Munchen

10:01, 16/05/2019

Mark van Bommel është një ish-lojtar i Bayernit të Mynihut. Mesfushori holandez luajti në Mynih nga viti 2006 deri në 2011, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve bavarezë.

Tani, në moshën 42-vjeçare, Van Bommel është në rolin e trajnerit në skuadrën e PSV Eindhoven, e cila renditet në vendin e dytë në “Eredivise”.

Mark njihet si një strateg i mirë, që di të menaxhojë lojtarët problematikë, si dhe për lojën agresive që përcjell në ekip.

Mediat gjermane shkruajnë se ai mund të jetë trajneri i duhur i Bayernit të Mynihut, që po mendon të largojë në fund të sezonit trajnerin Niko Kovac.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco