‘Ylli’ i Milanit kritikon Bakayokon: Shumë keq! Këto gjëra nuk duhet të ndodhin

‘Ylli’ i Milanit kritikon Bakayokon: Shumë keq! Këto gjëra nuk duhet të ndodhin

13:00, 07/05/2019

Mbrojtësi anësor i Milanit, Ignazio Abate ka folur pas fitores së mbrëmshme të Milanit kundër Bolognes me rezultatin 2-1.

“Unë falënderoj Gattuso i cili më dha besim. Nuk ishte një lojë e lehtë, por duhej të merrnim tre pikë”, ka thënë ai.

Abate ka folur edhe për gjestin e Bakayokos i cili u konfliktua me Gattuson.

Bakayoko? “Është shumë e keqe, këto gjëra nuk duhet të ndodhin. Gattuso patjetër që do ta rregullojë këtë situatë të krijuar, ai po bën një punë të mirë në këtë aspekt. Fokusi ynë është për ndeshjen kundër Fiorentinës”, ka thënë Abate.

Kujtojmë që mesfushori Tiemoue Bakayoko që refuzoi të futej në fushë, duke e ofenduar rëndë trajnerin Gennaro Gattuso: “Ik Q***’’, ishte refuzimi që bëri francezi për të zëvendësuar Biglian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco