Sot vendoset finalisti në Champions, Liverpool me ‘paterica’ përballë Barcelonës

Sot vendoset finalisti në Champions, Liverpool me ‘paterica’ përballë Barcelonës

08:52, 07/05/2019

Sot në mbrëmje përcaktohet finalistja e para për këtë sezon në Champions League.

Në orën 21:00 Liverpool pret në “Anfield” skuadrën e Barcelonës që falë fitores 3-0 ndeshjen e parë është shumë pranë kualifikimit.

Skuadra e Jurgen Klopp ka një “mision të pamundur” pasi duhet të shënojë 3 gola ndaj Barcelonës së Leo Messit, por këtë duhet ta bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm në formacionin, Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, të gjithë të dëmtuar.

Trajneri gjerman është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, me një mes Origit e Xherdan Shaqirit që pritet ta nisë si titullar.

Misioni i Liverpoolit praktikisht duket i pamundur, sepse përballë ka lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, që ishte vendimtar në takimin e “Camp Nout”.

Ndërsa në krahun tjetër, Barcelona ka avantazhin e freskisë fizike, pasi lojtarët kryesorë u lanë të gjithë pushim në fundjavë.

I vetmi problem për “blaugranët” është mungesa e Ousmane Dembele i dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco