Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Humbi ndaj Ajax, ja çfarë thotë Pochettino

Humbi ndaj Ajax, ja çfarë thotë Pochettino

00:31, 01/05/2019

Ajax ka arritur të mposht Tottenhamin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur në Londër, për të bërë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Pochettino duke folur pas ndeshjes, ka thënë se skuadra e tij nuk e nisi mirë sfidën, gjë e cila edhe iu kushtoi me pranimin e golit.

“Mendoj se nuk e kemi filluar pjesën e parë në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Pochettino.

“Ata treguan energji më shumë se ne, mendoj se ishte mungesa e jonë e energjisë nga qasja që e bënte ndeshjen më të vështirë”.

“Ne filluam të luanim më mirë teksa loja vazhdonte, luanim në mënyrën se si dëshironim të luanim nga fillimi”- pwrfundoi trajneri i Totteham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco