FOTO/ Napoli-Atalanta, formacionet zyrtare. Hysaj përballë Gjimshitit

FOTO/ Napoli-Atalanta, formacionet zyrtare. Hysaj përballë Gjimshitit

18:14, 22/04/2019

Napoli dhe Atalanta do të mbyllin me ndeshjen që do zhvillohet në “San Paolo”, javën e 33-të të Serisë A.

Ekipi i Ancelottit, tashmë i eliminuar edhe nga Europa League, do të luftojë vetëm për të mbajtur vendin e dytë në kampionatin italian.

Nga ana tjetër, zikaltrit e Atalantës gjenden vetëm 3 pikë larg zonës Champions, dhe vazhdojnë të ëndërrojnë.

Një “derbi” i vogël shqiptarësh kjo ndeshje, ku nga njëra anë gjendet Hysaj titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa për Atalantën, Berisha do të jetë në stol, ndërsa në mbrojtjen me tre do të jetë Gjimshiti që nga minuta e parë.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të sfidës që do të luhet në orën 19:00.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco