Gareth Bale vërshëllehet nga tifozët e Realit

Gareth Bale vërshëllehet nga tifozët e Realit

21:01, 21/04/2019

“Santiago Bernabeu” vërshëllen Gareth Bale. Në minutën e 70-të të takimit Real Madrid-Atheltic Bilbao (3-0), futbollisti uellsian hyri në fushë në vend të Lucasit, ndërsa Isco i la vendin Toni Krossit.

Publiku vendas, e bëri qartë diferencimin mes uellsianit dhe spanjollit, duke vërshëllyer të parin dhe duartrokitur të dytin, sjellje që nuk ka lënë të kënaqur as Zinedine Zidane, që në konferencën për shtyp pas ndeshjesh u shpreh: “Nuk e kuptoj pse tifozët vërshëllejnë Bale dhe duartrokasin Iscon”.

Arsyet që kontestimit të tifozëve lidhjen me formën me ulje-ngritje të Bale dhe zërat e vazhdueshme në merkato.

Një sinjal i qartë që thyerja është totale dhe në fund të sezonit uellsiani mund të largohet nga Reali, për t’u kthyer ndoshta në Premier League, ku klubet më të mëdha në Ishull e presin krahëhapur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco