Partizani ndalet në barazim, ‘nderon’ Tiranën

Partizani ndalet në barazim, ‘nderon’ Tiranën

18:52, 20/04/2019

Partizani nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të në Kategorinë Superiore.

Në sfidën e luajtur në “Redi Maloku” u zhvillua një pjesë e parë e qetë dhe pa gola, me pak raste për shënim nga të dy skuadrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të Mensah zhbllokoi shifrat, por vetëm 3 minuta më pas, Shehu barazoi rezultatin, ku përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të mposhtur portierin Alban Hoxha.

Për Partizanin gjithçka u bë akoma më e vështirë vetëm 60 sekonda më pas, ku Lum Rexhepi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe për pasojë me të kuq.

Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Partizanin që pas këtij barazimi shkon në kuotën e 61 pikëve të grumbulluara.

Ndërsa Kastrioti po zhvillon një betejë me Tiranën në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco