De Jong tregon si do ndjehet nëse do të ketë në finale Barcelonën

De Jong tregon si do ndjehet nëse do të ketë në finale Barcelonën

13:57, 19/04/2019

Frenki De Jong, po mahnit Europën me performancat e tij me Ajaxin.

Mirëpo Barcelona është treguar e shpejtë, duke i siguruar shërbimet e tij që në janar.

Mesfushori dhe ekipi i tij i ardhshëm mund të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, por De Jongut i intereson pak kjo.

“Derisa të jem lojtar i Ajaxit, dua që kjo skuadër të fitojë. Nuk kam asnjë shqetësim nëse eliminoj Barcelonën dhe fitoj Championsin, siç bëra edhe kundër Realit dhe Juventusit”, u shpreh mesfushori për “Four Four Two”.

Më tej ai komentoj edhe transferimin e tij. “Disa vite më parë shkova për të parë një miqësore të Barcelonës. Atje ishte Ronaldinho, ishte tepër emocionuese që isha atje, sepse e pashë drejtpërdrejtë një lojtar si ai”, përfundoi De Jong.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco