Shpërthen babai i lojtarit të Napolit: Ancelotti është një dështak

Shpërthen babai i lojtarit të Napolit: Ancelotti është një dështak

08:29, 19/04/2019

Situatë tepër e komplikuar te Napoli pas eliminimit nga Liga e Europës.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Arsenalit, ku napolitanët u mposhtën me rezultatin 0-1, babai i futbollistit Lorenco Insigne, Karmin, ka shpërthyer, duke e quajtur trajnerin Carlo Ancelotti si një dështak.

“Ancelotti është një dështak”, ishin komentet e babait të Insignes, i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e djalit të tij në minutën e 63-të të sfidës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me këtë situatë, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, deklaroi se nuk kishte pasur përplasje me futbollistin. 

“Ishte i mërzitur për situatën, për ecurinë negative të ndeshjes. Lojtarët besojnë shumë tek ai, ndaj ishte i zhgënjyer. Diskutimi im me të nuk kishte lidhje me zëvendësimin. Tani duhet të shohim përpara, të ruajmë vendin e dytë në kampionat”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco