Njeriu i momentit te Juventus? Numra fenomeni, 'Zonja' ka nevojë për Kean

Njeriu i momentit te Juventus? Numra fenomeni, 'Zonja' ka nevojë për Kean

08:12, 07/04/2019

Luan mes Bernardeschit dhe Douglas Costa nga minuta e parë, si në Bologna? Gol. Luan vetëm me Berardeschin nga minuta e parë, si në Udine dhe Cagliari? Gol. Luan përkrah Mandzukiç dhe me Bernardeschin si trekuartist, si kundër Empolit dhe Milanit? Gol. Luan edhe me Ronaldon në ndeshjen kundër Atletico Madrid? Shumë pranë golit.

Rastet janë të shumta, por ajo që mund të themi është se, Kean është ylli i momentit te Juventus. Si titullar ashtu edhe kur e nis ndeshjen nga stoli di të presë momentin e duhur për ta shfrytëzuar.

Mes 5 kampionateve kryesore në Europë, mes futbollistëve që kanë shënuar të paktën dy gola, është njeriu me mesataren më të vogël: një gol për çdo 47 minuta.

Edhe në ndeshjen kundër Milanit, pavarësisht presionit mediatik përgjatë gjithë javës dhe me ndeshjen e Champions League afër, Kean diti ta shfrytëzojë e të shkojë sërish te goli.

A është ai njeriu i së ardhmes te “Zonja e Vjetër”? Shifrat thonë po... /Syri.net

Pjaniç për Kean: Më pëlqen ta shohë të kërcejë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco