Formacionet zyrtare: Portugali – Ukrainë: Kthehet Ronaldo

Formacionet zyrtare: Portugali – Ukrainë: Kthehet Ronaldo

20:29, 22/03/2019

Portugalia do ta fillojë misionin si kampion në fuqi i Europës, për tu kualifikuar në eventin e radhës që mbahet në disa shtet të kontinentit të vjetër. 

Përballet tyre do të jetë Ukraina e Andrei Shevchenkos, që kërkon befasinë në këtë grup.

Për Portugalinë kthehet të luajë Cristiano Ronaldo, që kishte pushuar mbi tetë muaj.

Portugezët me shumë talente pritet të jenë favorit kryesor i këtij grupi, ku janë edhe Serbia, Lituania dhe Luksemburgu.

Në krahun tjetër, Ukraina është e përbërë nga përzierje gjeneratash dhe kërkojnë që në start të befasojnë.

Ja formacionet zyrtare:

Portugalia: Patricio, Cancelo, Pepe, Dias, Guerriro, Carvalho, Moutinho, Neves, Bernardo Silva, Andre Silva, Ronaldo.

Ukraina: Pyatov, Mykolenko, Matvienko, Krystov, Karavaev, Stepanenko, Konoplyanka, Zinchenko, Malinovsky, Marols, Yaremchuk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco