De Biasi tregon ofertat që ka refuzuar. Janë 2 klube italiane dhe 1 ekip kombëtar

De Biasi tregon ofertat që ka refuzuar. Janë 2 klube italiane dhe 1 ekip kombëtar

15:03, 22/03/2019

Giani De Biasi do të mbyllë këtë sezon si opinionist sportiv dhe do të kalojë verën e këtij viti duke filluar nga e para kërkimin për një klub apo kombëtare të re, pasi ofertat që ka marrë, nuk e kanë bindur.

Konfirmimin e ka dhënë vetë ish-trajneri i Shqipërisë, i cili ka treguar se nuk ka marrë ende projektin bindës për të ardhmen e tij.

“Gjithçka ishte zgjedhje e imja. Nëse do të dëshiroja të kthehesha, do ta kisha bërë. Dua të rifilloj nga një projekt i rëndësishëm. A kam marrë oferta? Preferova që t’i refuzoj. Si Frosinonen, ashtu edhe Venecian. Njëlloj si Armeninë”, tregoi De Biasi për “TMW” ofertat e fundit që i kanë mbërritur këtë vit për të drejtuar në klube apo përfaqësuese të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco