Piatek lëshon batutën pasi shënoi golin e fitores së Polonisë

Piatek lëshon batutën pasi shënoi golin e fitores së Polonisë

14:03, 22/03/2019

Krzistof Piatek bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në futbollin europian, tashmë jo vetëm me Milanin, por edhe me fanellën e  Polonisë, e cila ka fituar mbrëmë vetëm falë talenti të ri të saj.

Edhe pse trajneri kishte vendosur që ta linte në stol në fillimin e sfidës, Piatek u tregua vendimtar pasi hyri në fushë në minutën e 59-të dhe vetëm 9 minuta më vonë realizoi golin e suksesit 1-0.

“Hyra në fushë i motivuar, pasi dëshiroja që të luaja që nga minuta e parë. Jam i lumtur për fitoren, dua të them se kërkoj gjithmonë topin dhe gjithashtu topi më gjen mua”, tha ai duke qeshur pas sfidës.

Ai është kthyer menjëherë në idhullin e tifozerisë polake, e cila ka kërkuar që të kthehet në një titullar të padiskutueshëm te Polonia.

“Jam i lumtur për mbështetjen që më japin dhe dua ta shpërblej sa më shumë”, ishin fjalët e Piatek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco