E konfirmon trajneri, Xhaka nuk do jetë kapiten i Zvicrës

E konfirmon trajneri, Xhaka nuk do jetë kapiten i Zvicrës

23:13, 18/03/2019

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç në ditën e parë të grumbullimit për eliminatoret e Europianit saktësoi se kush ishte kapiten i parë në ekip dhe lider i skuadrës.

Gjatë reagimit për mediat, Petkoviç ka rikthyer në skuadër Lihtshtajner i cili do të jetë edhe kapiten i skaudrës.

“Stefan Lihtshtajner është këtu pasi unë desha 23 më të mirët në ekip. Ai luajti ndaj Anglisë në vitin e kaluar dhe u dëmtua, të rinjtë që thirra për ta zëvendësuar shfrytëzuan rastin e tyre. Por mungesa e tij më parë nuk ishte një vendim përfundimtar, nuk ishte as për të tjerët. Për ne, Stefan Lihtshtajner ka qenë gjithmonë kapiteni ynë”, tha Petkoviç.

Në këtë mënyrë, Xhaka do të duhet të kënaqet me faktin që është kapiten i dytë dhe do të mbajë shiritin kur mungon Lihtshtajner.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco