Cungu flet pas ndeshjes: Ja arsyeja përse Kukësi humbi ndaj Skënderbeut

Cungu flet pas ndeshjes: Ja arsyeja përse Kukësi humbi ndaj Skënderbeut

19:27, 16/03/2019

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu është i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij në Korçë.

Gjatë një prononcimi për “Supersport”, tekniku i verilindorëve tha se ekipi i tij duhet të jetë më cinik, e të shënojë ato raste që krijon.

Pas humbjes 1-0, Cungu shprehet se tensioni ndihet në ekip dhe kërkesa për fitore në çdo takim, mund të sjellë edhe shpërqendrim.

"Nuk e di, as vetë nuk arrij ta kuptoj si humbëm. Kështu  u shpërqendruam edhe në Durrës, pa kuptim. E nisëm edhe të tulatur minutat e para. Kundërshtari përfitoi. Më pas, u futëm në rrjedhën e lojës. Në kompleks, bëmë një lojë të mirë për mua. Kundërshtari nuk na rrezikoi, veç golit. Ne krijuam shumë raste në të dyja pjesët. Këto mbesin në kuadrin e atyre çfarë kanë ndodhur në 90 minuta. E rëndësishme është fitorja. Edhe pse bëmë më mirë se kundërshtari, nuk arritëm, prej 5-6 minutave të para. Mungesa e përqendrimit kushton shumë në momente të tilla. Në këto ndeshje vendosin episodet", tha fillimisht ai.

Nëse Partizani fiton me Teutën, a është e mbyllur gara për titullin?

"E rëndësishme është që ta provojmë deri në sekondat e fundit. Pastaj, vendosen edhe verdiktet. Sot nuk duhej kjo humbje, të paktën duhej barazimi. Ne kishim ardhur për fitore. Me atë që dha ekipi në fushë, meritonim më tepër. Edhe tensioni është prezent. Duke u kërkuar në çdo ndeshje, mund të sjellë edhe shpërqendrim te ekipi. Ajo që duhet të bëjmë ne, është të marrim maksimumin çdo ndeshje. Llogaritë e tjera nuk na takojnë ne"

Pse ju mungon ky cinizëm që ju duhet për të dalë kampion? 

"Jam dakord që ekipi duhet të jetë më cinik, por për të pasur një ekip cinik, duhet edhe lojtarë luftarakë dhe grintë. Me mungesat e Cuculit, Rrumbullakut dhe sidomos Musollit, e kanë zbehur lojën e ekipit, për sa i përket luftës, me kundërshtarin"

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco