Bayerni humb besimin te Neuer, si zëvendësues shihet Donaruma

Bayerni humb besimin te Neuer, si zëvendësues shihet Donaruma

16:21, 15/03/2019

Bayern Munchen po mendon seriozisht për të zëvendësuar kapitenin dhe portierin gjerman, Manuel Neuer.

Drejtuesit dhe tifozët bavarezë janë të pakënaqur me formën e portierit gjerman, i cili gaboi jo pak në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Goli i parë i shënuar nga të kuqtë erdhi jo vetëm për meritë të Mane, por edhe prej daljes së gabuar të Neuer.

Mediat italiane kanë raportuar se kampionët e Gjermanisë kanë hedhur sytë drejt portierit 20-vjeçar të Milanit, Xhixhi Donaruma.

Ata janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për ta bindur italianin.

Donaruma është përfolur edhe në të kaluarën për një kalim në Mynih, por Milani nuk ka pasur dhe nuk ka qëllim të heqë dorë nga gardiani i portës. Kështu, Bayerni duhet të mendojë për një zgjedhje tjetër.

Por, i sigurt duket largimi i Manuel Neuer, i cili nuk po gjen formën e mëparshme.

Kujtojmë se shtatlarti gjerman u dëmtua në sezonin e kaluar, duke mos luajtur për më shumë se 9 muaj me Bayernin.

Por trajneri i Kombëtares, Joachim Low, vendosi gjithsesi t’i besonte atij një vend në portën e Gjermanisë, e cila u eliminua që në fazën e grupeve në Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco