Milan-Inter apo Roma? Panucci komenton garën në Serie A për një vend në Champions

Milan-Inter apo Roma? Panucci komenton garën në Serie A për një vend në Champions

15:04, 12/03/2019

Në karrierën e tij sportive, Christian Panucci ka luajtur mes të tjerash, edhe me Milanin, Interin e Romën, 3 skuadra të cilat këtë sezon po luftojnë për dy vende në zonën Champions të renditjes në Serie A.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka analizuar garën mes tre skuadrave, duke thënë se nuk sheh favoritë, pasi deri në fund, çdo njëra prej skuadrave i ka kartat në rregull për të bërë mirë dhe për të surprizuar kundërshtarët.

“Milan, Inter dhe Roma janë të treja aty, në garë për një vend në Champions. Verdhekuqtë duhet të sulmojnë për t’u bërë pjesë e katërshes së parë të renditjes, Milani po bën shumë mirë kohët e fundit, ndërsa Interi ka problemet që dihen tashmë. Megjithatë përpara janë 11 finale për të 3 skuadrat dhe është shumë e vështirë të bëj parashikime”, tha Panucci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco