Simeone: Juventusi nuk ka vetëm Ronaldon, jemi përgatitur për ‘betejë’

Simeone: Juventusi nuk ka vetëm Ronaldon, jemi përgatitur për ‘betejë’

19:38, 11/03/2019

Atletico Madridi luan mbrëmjen e nesërme një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Juventusit, për Ligën e Kampionëve.

Spanjollët shkojnë disi më të sigurtë në këtë sfidë, pasi ndeshjen e parë e kanë fituar pastër 2-0.

Siç është e traditës trajnerët dalin në konferencë për shtyp dhe i pari ishte Simeone ai që foli për këtë takim delikat.

Juventusi kishte një ditë më shumë për tu shlodhur? “Mund ta diskutojmë këtë për të përmirësuar rendimentin e skuadrave spanjolle në Europë. Ata janë duke folur, njerëzit që merren me këto gjëra e dinë se çfarë po bëjnë, prandaj ne nuk duhet të kërkojmë justifikime”, tha fillimisht tekniku i Atleticos.

Në lidhje me Moratën dhe me Godin, argjentinasi shprehet “Morata është ashtu siç janë të gjithë sulmuesit e botës. Është i rëndësishëm dhe jep zgjidhje në fushë. Duhet të shfrytëzojë hapësirat që i jep skuadra dhe ne do të luajmë lojën më të mirë që ai të japë më të mirën. Ndërsa Godin është duke bërë mirë. Ai do të stërvitet me grupin dhe mendoj se do të jetë në fushë nesër”.

Ronaldo? “Nuk mund të flasim vetëm për atë. Ata janë shumë të fortë dhe të gatshëm për betejë. Me lojtarë si Bernadeski, Manxukiç, Dibala, Dagllas Kosta dhe Ronaldo do të na detyrojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe”, përfundoi Simeone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco