Pësoi humbjen e parë në Premierligë, ky është reagimi i Solskjaer

Pësoi humbjen e parë në Premierligë, ky është reagimi i Solskjaer

20:43, 10/03/2019

Arsenali ka mposhtur Manchester United me rezultatin 2-0, duke i shkaktuar humbjen e parë Ole Gunnar Solskjaer në Premierligë.

Pas ndeshjes, tekniku norvegjez ka fajësuar 20 minutat e para të ekipit të tij, por edhe arbitrin.

"Në fillim ishim të ngadaltë, mbase nga efekti i ndeshjes të së mërkurës, por krijuam mundësi dhe kur ata shënuan golin e parë ndeshja ndryshoi. Sot krijuam më shumë raste sesa në ndeshjen e FA Cup ku i mundëm. Ndonjëherë ndodh që topi nuk do të hyjë, ne goditëm shtyllën dy herë dhe kishim pesë mundësi të tjera. Arbitri do të zhgënjehet kur të shohë përsëritjet e penalltisë, pasi për mendimin tim nuk ishte”, deklaroi Solskjaer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco