A ka dalë Reali nga gara për titull? Valverde jep përgjigjen që nuk e priste askush!

A ka dalë Reali nga gara për titull? Valverde jep përgjigjen që nuk e priste askush!

18:37, 08/03/2019

Valverde beson se Real Madrid ka ende shanse për titullin kampion në La Liga.

Rivali i vetëm i Barcelonës momentalisht është Atletico Madridi, me shtatë pikë më pak, por Ernesto Valverde nuk e përjashton as Real Madridin, që pozicionohet në vendin e tretë me 12 pikë më pak.

Sipas Valverdes, matematika e lejon që Real Madrid të shpresojë për titullin kampion.

“Natyrisht se nuk e përjashtoj”, u përgjigj Valverde kur u pyet se a ka shanse Real Madridi me 12 pikë pas skuadrës së tij.

 “Nuk e përjashtoj për shkak të respektit dhe për shkak se ende e lejon matematika. Kanë mbetur edhe 36 pikë deri në fund të sezonit dhe natyrisht se edhe ata kanë mundësi për titull. Sigurisht, Atletico është më pranë”, përfundoi ai.

Me 36 pikë të mbetura në lojë deri në fund të sezonit, Barcelona po shkon e sigurt drejt titullit në La Liga, të dytin me radhë dhe të 26-tin në histori të klubit katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco