Këto janë ekipet që kanë shansin e tripletës në këtë sezon

Këto janë ekipet që kanë shansin e tripletës në këtë sezon

21:40, 28/02/2019

Një ekip kulmin e tij thuhet se e kap atëherë kur fiton tripletën. Pra, kur fiton Ligën e Kampionëve, Kupën dhe kampionatin.

Por të pakta kanë qenë këto ekipe në historinë e futbollit që e kanë bërë këtë gjë.

Barcelona e ka bërë këtë gjë dy herë në historinë e vet (2009, 2015). Ndërsa Manchester United, Inter, Celtic dhe Bayern Munchen e kanë fituar së paku një herë.

Këtë sezon tre janë skuadrat që deri tani kanë shanset më të shumta për të bërë tripletën e famshme.

Bëhet fjalë për Manchester Cityn, PSG-në dhe Barcelonën. Këto tre skuadra janë në pozita shumë të mira në kampionat dhe në Kupë, por kanë bërë mjaft mirë në ndeshjet e para eliminatore të Ligës së Kampionëve (përjashto Barcelonën që barazoi me Lyonin).

Ndërkohë skuadrat e tjera që janë në garë, thuajse e kanë të pamundur këtë objektiv, por janë në garë “matematikisht” dhe statistikisht.

Manchester United, Bayern Munchen, Porto dhe Ajaks janë ekipet që kanë më pak mundësi për ta bërë tripletën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco