Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

UEFA dënon Ramosin për kartonin me dashje

UEFA dënon Ramosin për kartonin me dashje

18:52, 28/02/2019

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka marrë edhe vendimin që pritej, për kartonin e verdhë të marrë qëllimisht nga kapiteni i Realit, Sergio Ramos, në sfidën e parë ndaj Ajaksit.

Kështu, Disiplina ka vendosur ta ndëshkojë Ramosin me 2 ndeshje pezullim, dhe ai do të humbasë takimin e kthimit në “Santiago Bernabeu”, dhe ndeshjen e parë të turit tjetër, nëse Reali i Madridit kualifikohet.

Ky është një veprim i përsëritur nga Sergio Ramos, dhe vendimi mund të kishte qenë akoma më i rëndë, pikërisht për këtë arsye.

Diçka të tillë, ai e ka bërë edhe në sezonin 2010-2011, po ndaj Ajaksit, ku ai dhe Ksavi Alonso, morën një karton të verdhë në mënyrë teatrale, për të munguar qëllimisht në takimin pasardhës.

Gjyqtarët në UEFA ishin në dijeni për këtë precedent, por meqë në atë kohë ishte Mourinjo përgjegjës për urdhrat e tij që lojtarët të merrnin të verdhë, Ramosi ia hodhi lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco