Legjenda e Seria A dhe Premier League në depresion për shkak se i’a rrëmbyen demin

Legjenda e Seria A dhe Premier League në depresion për shkak se i’a rrëmbyen demin

21:50, 23/02/2019

Gjithmonë protagonist Faustino Asprilla, si në fushë gjatë kohës që ishte në aktivitet, ashtu edhe jashtë saj.

I bujshëm ishte kalimi i kolumbianit të famshëm nga futbolli në industrinë e seksit, aty ku hodhi në treg linjën e tij personale të prezervativëve, duke tërhequr menjëherë pas vetes vëmendjen e mediave.

Ish-sulmuesi i Parmës në periudhën e artë të italianëve, tashmë është bërë sërish protagonist, edhe pse kësaj here pa qëllim.

Ish-futbollisti i Parmës dhe legjenda e Newcastle, ka pranuar se ka rënë në depression, pasi pak kohë më parë i kanë rrëmbyer pesë lopë dhe një dem nga ferma e tij në Kolumbi.

Përveç dëmit ekonomik që i kanë shkaktuar hajdutët, i përllogaritur në 13 mijë euro, Asprilla ndjehet i dërrmuar psikologjikisht, për shkak të raportit shumë miqësor që ai kishte krijuar me demin e tij special, të cilin e kishte pagëzuar me emrin Lagrimon shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Në mungesë të këtij të fundit, ylli kolumbian nuk arrin më të ndejkë as ndeshjet e skuadrës së tij Atletico Nacional.

“Dikush ka hyrë në fermën time të quajtur “San Geronimo” dhe ka rrëmbyer demin dhe pesë lopë të tjera. Kanë hyrë me shpejtësi, kanë dëmtuar rrethimin dhe kanë nxjerrë jashtë kafshët duke i transportuar me kampion. I morën”, rrëfen Asprilla për “Noticias Caracol”.

“Seriozisht, futem në depresion kur shoh Atletico Nacional në mungesë të shoqërisë së Lagrimon. Ka qenë kafsha ime shtëpiake për vite, është sikur të ishte pjesë e familjes. Kemi kaluar bashkë një periudhë prej 4-5 vitesh”, vijoi kolumbiani.

Mbase, tashmë që zuri sërish vëmendjen e mediave, biznesi i tij kreativ që prodhon prezervativë të aromatizuar mund të përfitojë ndonjë nxitje në tregun e shitjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco