Solari: Ja plani i Real Madrid për La Ligan

Solari: Ja plani i Real Madrid për La Ligan

19:34, 23/02/2019

Real Madrid nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm në La Liga këtë edicion.

Pas ardhjes së Julen Lopetegui në krye të stoli të ‘Los Blancos’ skuadra regjistroi disa rezultatet të dobëta, duke bërë që Barcelona të shkëputet në krye të tabelës.

Pas shkarkimit të Lopetegui, drejtimin e mbretërve e morri Santiago Solari, i cili duket se ka kthyer formën e skuadrës, dhe tashmë ata janë afruar me liderët.

Së fundmi trajneri ka bërë të ditur se asgjë nuk ka përfunduar për ta, dhe do të luftojnë deri në fund të kampionatit për ta fituar atë.

“Secila lojë do të luhet me përkushtimin më të madh dhe do të japim maksimumin” ka thënë Solari në konferencën për shtyp.

“Përkushtimi ynë është që të luajmë deri në fund dhe të luftojmë derisa liga të përfundojë” ka thënë tutje trajneri.

“Ne duam të ngushtojmë diferencën dhe ky është objektivi ynë” ka thënë ndër të tjerash Solari.

Real Madrid ndeshjen e ardhshme do ta luaj kundër Levante, ku synon vetëm fitoren dhe asgjë më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco