Luka Modric merr vendimin për të ardhmen

Luka Modric merr vendimin për të ardhmen

10:16, 22/02/2019

Luka Modric do të rinovojë me Realin e Madridit. Sipas asaj që bën të ditur “Marca”, kroati ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar me kryeqytetasit deri në fund të sezonit 2020-2021.

Interi është ekipi më i interesuar për shërbimet e nënkampionit të Botës.

Megjithatë, duket se Modric me këtë lëvizje i ka shuar të gjitha zërat që e dërgonin atë në Itali.

Reali ka siguruar shërbimet e mesfushorit deri kur ai të mbushë plot 36 vjeç.

Ai mbërriti në Madrid në vitin 2012 nga Tottenhami dhe gjatë këtyre viteve ka fituar gjithçka me madrilenët.

Viti 2018 ka qenë magjik për kroatin, ku aktualisht është edhe fituesi i “Topit të Artë” duke thyer hegjemoninë Ronaldo-Messi pas një dekade.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco