Nga Ozil te Sane e Draxler, ja super formacioni me ‘yjet’ e shitur nga Schalke 04

Nga Ozil te Sane e Draxler, ja super formacioni me ‘yjet’ e shitur nga Schalke 04

17:25, 20/02/2019

Schalke 04 në stadiumin “Veltins Arena” do të presë Manchester Cityn në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

E njohur si Knappenschmiede, akademia e të rinjve e klubit gjerman është një nga më të mirat në botë dhe harxhon kohë në edukimin e lojtarëve të rinj.

Për të parë se sa mirë funksionon sistemi i të rinjve te ‘milionerët e kaltër’, duhet të shikojmë formacionin fillestar të lojtarëve të përbërë nga yjet e shitura nga klubi në vitet e fundit.

Në portë do të ishte Manuel Neuer (Bayern Munich), ndërsa para tij do të gjendeshin Rafinha (Bayern Munich), Joel Matip (Liverpool), Benedikt Howedes (Lokomotiva e Moskës) dhe Sead Kolasinac (Arsenal).

Mesfusha do të përbëhej prej Leon Goretzkas (Bayern Munich), Ivan Rakitic (Barcelona), Julian Draxler (PSG), Mesut Ozil (Arsenal) dhe Max Meyer (Crystal Palace).

Sulmues qendre edhe pse me kalimin e kohës po luan në krahun e majtë të sulmit, do të ishte Leroy Sane (Man.City).

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco