Pique bën apel: Spo luajmë mirë, kujdes nga Lyon

Pique bën apel: Spo luajmë mirë, kujdes nga Lyon

10:17, 17/02/2019

Gerard Pique ka bërë apel tek shokët e ekipit te jenë më të qetë dhe të saktë para portës. Barcelona luan të martën kundër Lyon dhe e shikojnë si një ndeshje të vështirë.

Qendër mbrojtësi ka thënë se Barcelona duhet të jenë më e saktë në javët e ardhshme, pas performances jo të mirë në fitoren 1:0 kundër Valladolid.

Skuadra katalane vuajti shumë para portës kundërshtare, duke lëshuar disa raste të mira për shënim.

“Ne nuk luajtëm mirë. Nuk ishte paraqitje e mirë. Ne nuk ishim Barcelona që duam të jemi” ka thënë Pique.

“E mira e vetme ishte fitorja, dhe kthimi tek rruga e fitores, por ne duhet të përmirësohemi. Sensacionet nuk janë të mira dhe duhet të jemi më të mirë të martën. Nëse jo, gjërat nuk do të shkojnë mirë” ka thënë tutje mbrojtësi spanjoll.

Skuadra e Barcelonës do të përballet me Olympique Lyon këtë të martë, në kuadër të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco