FOTO/ Futbollistet e pranojnë hapur lidhjen e tyre

FOTO/ Futbollistet e pranojnë hapur lidhjen e tyre

23:36, 15/02/2019

Futbollistet zvicerane, Alisha Lehmann, dhe Ramona Bachmann, janë hapur për lidhjen e tyre, teksa në fushën e lojës janë rivale.

Dyshja që jeton së bashku, luajnë për klube të ndryshme. Lehmann aktivizohet te West Hami (skuadra e femrave), ndërsa Bachmann luan te Chelsea.

Lehmann është 20-vjeçare ndërsa partnerja e saj, Bachmann, është 28-vjeçe, teksa të dyja ishin kundër njëra-tjetrës në fushë më 4 nëntor në derbin, Chelsea -West Ham.

Image

Por, te Kombëtarja e Zvicrës ato janë bashkëlojtare dhe kanë përkatësisht nga 93 paraqitje dhe 46 paraqitje.

"Është shumë pozitive ta kesh dikë që i bën gjërat e njëjta. Nuk dal në fundjavë, sepse kam ndeshje për të luajtur, ajo e di dhe më kupton mua", tha Bachmann për lidhjen e saj me Lehmann.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco