Zyrtarizimi te Juventusi/ Ramsey me fjalë prekëse për tifozët e Arsenalit

Zyrtarizimi te Juventusi/ Ramsey me fjalë prekëse për tifozët e Arsenalit

21:53, 11/02/2019

Pas bërjes zyrtare të lajmit se Aron Ramsey do t’i bashkohet Juventusit nga sezoni i ardhshëm, edhe vetë mesfushori uellsian ka reaguar nëpërmjet disa rreshtave të shkruar në Instagram.

Ramsey shprehet se për 11 vite në Londër e kanë ndihmuar dhe përkrahur në momentet e mira e të këqija, dhe thotë se largohet me zemrën e rënduar, pas kësaj eksperiencë me “Topçinjtë”.

“Siç mund ta keni dëgjuar, kam nënshkruar një para-kontratë me Juventusin.

Doja të dërgoja një deklaratë personale për të gjithë tifozët e Arsenalit që kanë qenë tejet besnik dhe mbështetës. Më mirëpritët si një adoleshent dhe keni qenë aty për mua përgjatë gjithë uljeve dhe ngritjeve që më kanë ndodhur gjatë kohës sime në klub.

Largohem me hidhërim pas 11 viteve të pabesueshme në Londrën Veriore. Faleminderit.

Do vazhdoj të jap për skuadrën 100% dhe shpresoj të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë, para se të shkoj drejt kapitullit tjetër në Torino. Falenderimet më të përzemërta, Aron!”, shkruan Ramsey.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco