Zaneti zbulon dy lojtarët e së ardhmes së Interit

Zaneti zbulon dy lojtarët e së ardhmes së Interit

20:17, 11/02/2019

Javier Zaneti është një nga ata persona që kanë të gjithë të drejtën për të folur për gjendjen aktuale të Interit, apo për lojtarët e kësaj skuadre.

Në një intervistë për “Goal.com”, ai ka thënë se Lautaro dhe Icardi janë e ardhmja e Interit.

Kështu ai ka hedhur poshtë çdo zë për Icardin, i cili mund të mos rinovojë kontratën me zikaltrit.

“Ikardi është i ri, ai po merr nota shumë të mira deri tani në karrierë. Një gjahtar në nivel ndërkombëtar dhe me Lautaron do të bëjnë të ardhmen e Interit”, ka thënë Zaneti.

Ndërsa për Lautaron ai ka thënë: “Jemi me fati ta kemi ne, për mua është një surprizë e bukur. Nuk e njoh si person, por më pëlqen si lojtar. Jemi të lumtur që e kemi, ne dhe tifozët duam të jetë mirë. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh me futbollin italian, por ai po bën një punë të shkëlqyer. Një e ardhme e madhe po e pret”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco