FSHF cakton gjyqtarët e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë

FSHF cakton gjyqtarët e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë

08:52, 06/02/2019

Do te luhen sot 8 takimet e kthimit të vlefshme për raundin e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.

Në Grupin A, Partizani, Skënderbeu dhe Luftëtari duken një hap larg kualifikimit pas triumfit në sfidat e para, ndërkohë që mjaft interesante pritet të jetë përballja mes Kamzës dhe Vllaznisë.

Skuadra kuqeblu arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër, ndërkohë që gjithçka mbetet e hapur.

Ndërkohë një rivalitet i ashpër pritet në sfidat e Grupit B. Kukësi, Laçi dhe Flamurtari do tentojnë të rezultatet negative në sfidat e para për të siguruar një biletë për më tej.

Për sa i përket Teutës, sfida e sotme pritet të jetë thjesht një formalitet për “Djemtë e Detit” të cilët fituan me rezultatin 3-1 në Lushnjë përballë skuadrës së Ilir Gjylës.

Janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në 8 takimet e sotme:

GRUPI A

Skënderbeu-Besëlidhja (2-1)

Gjyqtarë: Elton Hazizaj, Erind Hasanaj, Ilir Llupi

Luftëtari-Egnatia (3-0)

Gjyqtarë: Skerdi Greca, Edlir Malo, Stivi Met-Hoxha

Partizani-Kastrioti (4-2)

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku

Kamza-Vllaznia (1-2)

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj

 

GRUPI B

Kukësi-Apolonia (1-2)

Gjyqtarë: Hermal Llapra, Renato Malaj, Maringlen Llukmani

Laçi-Bylisi (0-2)

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Denis Agaraj

Teuta-Lushnja (3-1)

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Alfred Shkreta, Bledar Mesi

Flamurtari-Tirana (0-2)

Gjyqtarë: Laver Alla, Denis Korreshi, Marjus Qose

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco