Kritikat e shumta ndaj Sarri, ky është vendimi i trajnerit për Jorginho

Kritikat e shumta ndaj Sarri, ky është vendimi i trajnerit për Jorginho

08:47, 02/02/2019

Kritika të shumta janë drejtuar për Maurizio Sarrin, pasi Chelsea pësoi humbjen e dytë radhazi në Premierligë.

Chelsea u befasua nga Bournemouth me rezultatin 4:0, duke bërë që situata në kampin “blu” të prishet paksa.

Kritika të mëdha ka pasur për trajnerin Sarri dhe taktikat e tij, që thuhet të kenë lodhur lojtarët.

Ai gjithashtu është kritikuar për aktivizimin e Jorginhos, duke thënë se nuk ka plan B dhe nuk mund të luaj pa të.

Edhe për këtë, italiani ka reaguar duke thënë se nuk e ka ndërmend ta largojë Jorginhon.

“A mund të luaj Kante në pozitën e Jorginhos? Vetëm 20 minuta, nëse dua të mbroj një rezultat” ka thënë Sarri.

“Jorginho është shumë i mirë për shpërndarjen e lojës. Ai luan 40-45 metra larg portës kundërshtare, kështu që është e vështirë për të që të jap pasin e fundit. Por ai është i mirë në gjëra tjera” ka thënë tutje Sarri.

Sarri e kishte kërkuar me ngulm transferimin e lojtarit me të cilin luajti edhe tek Napoli. Ai duket se është i kënaqur edhe tani me reprezentuesin e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco