Barcelona-Real Madrid në Kupën e Mbretit, vjen reagimi i Valverdes

Barcelona-Real Madrid në Kupën e Mbretit, vjen reagimi i Valverdes

22:12, 01/02/2019

Barcelona dhe Real Madridi janë vënë përballë tyre në shortin e hedhur për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Barça dhe Reali ndeshjen e parë do ta luajnë më 6 shkurt, përpara tifozëve të Barcelonës, në “Camp Nou”.

Trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, theksoi: “Ndeshja erdhi në një kohë kur të dy skuadrat kanë shumë ndeshje në ligë dhe në Ligën e Kampionëve, por është një ndeshje atraktive për ne dhe ata”.

A erdhi ndeshja në kohë të keqe? Ja si përgjigjet Valverde: “Erdhi në një kohë të komplikuar. Real Madridi së fundmi është përmirësuar, por ne duhet të fokusohemi fillimisht te Valencia, pastaj tek Real Madrid”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco