Çfarë po ndodh me Paolo Dybala? Ja sa ka pa shënuar me Juventusin

Çfarë po ndodh me Paolo Dybala? Ja sa ka pa shënuar me Juventusin

19:42, 01/02/2019

Juventusi u eliminua nga Kupa e Italisë, teksa Atalanta i mposhti 3-0. Në këtë sfidë Paulo Dybala ishte një nga më të dobëtit e ndeshjes duke u zëvendësuar në minutën e 67-të nga Allegri.

Por çfarë po ndodh me Dybalën? Argjentinasi në fakt nuk shënon që prej datës 3 nëntor, i fundit gol për të është ndaj Cagliarit.

Ylli i Juventusit më pas ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet me bardhezinjtë mes Kupës së Italisë dhe kampionatit italian.

Një krizë e thellë kjo për argjentinasin, që padyshim ka ndikuar dhe tek Juventusi.

Një statistikë shumë zhgënjyese për Dybalën, ku deri më tani ka shënuar vetëm dy gola në Serinë A, teksa i ka shënuar vetëm Bolonjës dhe Cagliarit.

Ndërkohë viti i kaluar për Dybalën ishte i mirë, ai arriti të mbyllë Serine A në sezonin 2017-2018 me 22 gola, një rënie me të vërtetë e konsiderueshme krahasuar me sezonin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco