Interi mendon për të ardhmen, akord me klubin e Serie A për t’i blerë mesfushorin

Interi mendon për të ardhmen, akord me klubin e Serie A për t’i blerë mesfushorin

08:23, 24/01/2019

Përveçse në luftë për objektivat e këtij sezoni, Interi mendon edhe për atë pasardhës.

Pasi pothuajse ka siguruar Diego Godin nga Atletico e Madridit, orët e fundit flitet edhe për një lojtar tjetër të siguruar.

“Corriere dello Sport” shkruan se Rodrigo De Paul, trekuartisti i Udineses do të vijë në korrik për shifrën mes 30-35 milion eurove.

Image

Mes dy klubeve, thuhet se ka një akord për të kryer këtë transferim.

Interi siguron 28-30 milion euro, plus edhe bonuset, ndërsa mund të diskutohet edhe shtimi i ndonjë lojtari tjetër, që mund të kalojë tek Udinese.

Gjithsesi, edhe pse formula nuk është vendosur ende, rëndësi ka që mes Interit dhe Udineses, ka një akord për mesfushorin e majtë, i cili këtë sezon në 19 takime, ka shënuar edhe 6 gola, e ka dhënë 3 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco