Higuain kryen me sukses testet mjekësore te Chelsea, tani ka vetëm një problem

Higuain kryen me sukses testet mjekësore te Chelsea, tani ka vetëm një problem

14:17, 23/01/2019

Gonzalo Higuain nga sot është një lojtar i Chelseat, pasi ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore në Londër.

Argjentinasi i kreu paraditen e së mërkurës (sot) testet mjekësore pa asnjë problem dhe tashmë ka nënshkruar kontratën me Blutë e Londrës.

Tashmë mbetet të shihet nëse Chelsea do të jetë në gjendje ta regjistrojë sulmuesin argjentinas, i cili e kaloi pjesën e parë të këtij sezoni te Milan, në kohë për t’u paraqitur ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Kupës së Ligës (luhet nesër në orën 20:45).

31-vjeçari i bashkohet skuadrës së Maurizio Sarrit si lojtar i huazuar nga Juventusi deri në fund të sezonit.

Chelsea ka opsion për t’ia zgjatur huazimin apo për ta blerë përfundimisht nga kampioni italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco