Zbulohet prapaskena si do të veprojë Milani me Edon Zhegrovën

Zbulohet prapaskena si do të veprojë Milani me Edon Zhegrovën

12:46, 21/01/2019

Tashmë nuk është më e fshehtë që Milani është i interesuar për Edon Zhegrovën.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë po mendojnë ta rinojnë ekipin dhe talenti kosovar është njëri prej objektivave të gjigantit italian.

Milani ka ndërmend t’i sigurojë shërbimet e lojtarit kosovar gjatë janarit, por ta lë atë të luajë në Belgjikë me Genkun deri në verë, për ta marrë më pas në Itali.

Zhegrova është një futbollist i krahut të djathtë që luan në Genk, në klubin belg me të cilin i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola. Atë e quajnë ‘Messi i Kosovës’ për shkak të kapacitetit të tij që t’i kalojë kundërshtarët. Ai është lindur në vitin 1999 dhe duket se është afër Milanit për t’u transferuar gjatë verës”, shkruhet në mediat italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco