Familja e Alvaro Moratës mbërrin në Madrid, çështje orësh zyrtarizimi i sulmuesit

Familja e Alvaro Moratës mbërrin në Madrid, çështje orësh zyrtarizimi i sulmuesit

12:02, 21/01/2019

Familja e Moratës ka udhëtuar para tij në Madrid, kurse sulmuesi pritet që ta finalizojë transferimin tek Atletico.

Nënshkrimi i Alvaro Moratës me Atletico Madridin po afrohet gjithnjë e më shumë dhe kjo është konfirmuar edhe me arritjen në kryeqytetin spanjoll të familjes së tij.

Gruaja e tij, Alice Campello, ka udhëtuar nga Londra për në Madrid të dielën në mbrëmje me dy fëmijët e tyre para se Alvaro të zyrtarizohet në skuadrën e re këtë javë.

Drejtuesit e Atleticos ende janë në fund të marrëveshjes zyrtare për ta marrë sulmuesin e Chelsea, kurse avokatët e klubit tashmë i kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për të siguruar që transferimi të kryhet sa më shpejt që është e mundur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco