‘Nuk i dihet kurrë’/ Mbappe ka këtë përgjigje për largimin nga PSG-ja

‘Nuk i dihet kurrë’/ Mbappe ka këtë përgjigje për largimin nga PSG-ja

11:47, 21/01/2019

Një fjali e shkurtër, por e bën efektin për të trembur PSG-në. Talenti francez, Kylian Mbappe, i pyetur nëse një ditë do të largohet nga Parisi, u përgjigj: “Në futboll nuk i dihet kurrë”.

Klubet e mëdha të Europës do të bënin gjithçka për të patur në organikë një sulmues të këtij kalibri, por më tej Mbappe mundohet të mos keqkuptohet në deklaratën e tij.

“Kam kontratë deri në vitin 2021 dhe jam i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat këtu në Paris. Nuk është momenti për të folur për gjëra të tjera”, theksoi kampioni i Botës.

Real Madridi, Juventusi, Barcelona dhe Manchester City, ëndërrojnë ta kenë sulmuesin për të cilin PSG shpenzoi 180 milionë euro, që shkuan në arkat e Monacos.

Vlera e kartonit të tij është rritur pas suksesit që arriti në finalen e Kupës së Botës me Francën.

Për moshën dhe talentin që zotëron është pa dyshim lojtari më i shtrenjtë në qarkullim.

Duhen të paktën 200 milionë euro për t’ia marrë Parisit, por, sikurse u shpreh edhe Mbappe, nuk i dihet kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco