Zhvillimet e fundit për marrëveshjet Higuain-Piatek, gjithçka shtyhet për ditën...

Zhvillimet e fundit për marrëveshjet Higuain-Piatek, gjithçka shtyhet për ditën...

20:40, 19/01/2019

Milani pritet të nënshkruajë me Krzysztof Piatekun nga Genoa për 35 milionë euro plus bonuse, ku përfshihet Alen Halilovic, por jo Andrea Bertolacci.

Sot (e premte) në Milano kishte një takim katër-orësh, ku ishin presidenti Enrico Preziosi, drejtorët Leonardo, Paolo Maldini, Ivan Gazidis, ku u fol për sulmuesin polak.

Marrëveshje është shtyrë deri të martën, pasi Milani luan kundër Genoas në Serie A të hënën pasdite.

Genoa refuzoi të pranonte ndonjë format tjetër për blerje, por pastaj  Haliloviç, u fut në mes dhe do të merret vesh për kushtet personale me Genoan.

Bertolacci ishte opsion, por që sipas Sky Sport Italia, ai nuk donte te kthehej dhe do të presë merkaton e verës për tu transferuar me parametra zero.

Genoa pagoi vetëm 4.5 milionë euro për të nënshkruar me Piatekun, që edhi nga Cracovia Krakoë.

Ai ka shënuar 19 gola spektakolare në 21 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco