Wanda Nara qetëson zikaltërit: Icardi do të rinovojë me Interin!

Wanda Nara qetëson zikaltërit: Icardi do të rinovojë me Interin!

22:26, 18/01/2019

Wanda Nara, gruaja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardit ka qetësuar situatën pasi ka thënë se sulmuesi do të rinovojë kontratën me zikaltërit.

Ajo kishte ndezur polemikat duke deklaruar muaj më parë se kishte “një distancë të madhe” mes ofertës së klubit dhe kërkesave të kapitenit.

Wanda pastaj insistoi se ajo ishte kontaktuar nga klubet më të mira të Evropës, duke përfshirë Real Madridin

Ajo në mbrëmje, foli për ‘Striscia La Notizia’ në Canale 5.

“Ne do të rinovojmë, do të ketë një kontratë të re, mos u shqetësoni”.

“Nuk ka distancë, nuk ka probleme. Sigurisht Interi dëshiron të mbajë Icardi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco