FSHF sjell në Tiranë juristët e CAS-it, vjen edhe avokati që na dha fitoren me Serbinë

FSHF sjell në Tiranë juristët e CAS-it, vjen edhe avokati që na dha fitoren me Serbinë

14:54, 18/01/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një workshop ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues”, një risi që do t`i shërbejë profesionistëve të së Drejtës Sportive për të shkëmbyer eksperienca, praktika dhe ide lidhur me zhvillimet aktuale të jurisprudencës së CAS-it.

Në këtë workshop, i cili ka pasur 4 panele diskutimore, kanë qenë të pranishëm në rolin e referuesve avokatë me eksperiencë, gjyqtarë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (CAS Lausanne) dhe drejtorë juridikë e disiplinorë të UEFA-s, të cilët do të trajtojnë tema specifike në mënyrë interaktive.

Fjalën në këtë workshop e mori dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, që ka sqaruar rëndësinë dhe iniciatorët e kësaj ideje që u konkuldua.

Kreu i FSHF-së ka thënë: “Në fakt iniciativa për organizimin e këtij workshopi, ishte nga Drejtori juridik i Federatës, Aldi Topçiu  dhe juristja Blerina Xheraj. Kur u bë ky propozim në Komitetin Ekzekutiv, u pranua menjëherë duke parë rëndësinë e drejtësisë sportive, jo vetëm në futboll, por në të gjithë sportin shqiptar dhe nivelin në të cilin ndodhet organizimi. Sipas mendimit tonë ka një mospërputhje të nivelit tonë  intelektual juridik, të kapaciteteve që ka Shqipëria për të bërë drejtësi maksimale sportive dhe  asaj të organizuar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë u pranua të bëhet ky workshop, si një mbledhje e parë për të shkëmbyer mendime. Askush nuk vjen këtu të mësojë njëri-tjetrin, por vijnë të shkëmbejnë. Të gjithë që vijnë këtu janë persona të fushës së jurisprudencës dhe të sportit. Ky nuk do të jetë aktiviteti i parë  do të pasohet dhe nga të tjera për të pasur një nivel të kënaqshëm, ashtu siç është niveli i futbollit në Shqipëri, le të jetë dhe niveli i drejtësisë jashtë mureve të Federatës. Ne i kemi këto nivele drejtësie deri tek nivelet e institucionit tonë, por do të duhet dhe në arbitrazhet sportive.

Në këtë sallë ka jurist përtej kufijve shqiptarë, të drejtësisë sportive, nuk mund të arrijë t’i përmend me emra të gjithë. Nuk mund të lë pa falenderuar pjesëmarrjen në një workshop të një personazhi i cili ka lidhje me Shqipërinë, jo vetëm si një jurist apo doktor, apo një nga themeluesit e zhvilluesit e arbitrazhit sportiv në Europë, personin që ka mbrojtur  Shqipërinë në një çështje shumë të rëndësishme, e cila në një lloji mënyre na ka çuar në Europianin e 2016-ës, doktor Antonio Rigozzin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco