Të gjithë presin rimeçin me McGregor, por dëgjoni se çfarë thotë Khabib

Të gjithë presin rimeçin me McGregor, por dëgjoni se çfarë thotë Khabib

12:48, 18/01/2019

Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se ai nuk është aspak i kënaqur me sugjerimin e UFC-së për t’u zhvilluar dueli me Conor McGregor, pasi mendon se irlandezi nuk e meriton këtë mundësi.

Në tetor të vitit të kaluar, pas të gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të raundit të katërt.

Menjëherë pasi fitoi duelin, Khabib kapërceu rrethimin e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis.

Edhe vet McGregori pastaj goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu, pasi vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

Që të dy duhet të dalin në gjyq para Komisionit Shtetëror të Nevadës për Atletikë, para se të caktohet data për rimeçin.

McGregori ka kërkuar që përballja të ndodhë gjatë këtij viti, teksa Nurmagomedovi nuk është aspak i emocionuar për këtë rimeç.

“Do ta shohim. Ai nuk e meriton këtë. Pse rimeç? Para përleshjes së fundit, ai fliste shumë. Por, kur hyri brenda kafazit tetëkëndësh, ai thjesht nuk bëri asgjë”, ka thënë Khabib. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco