Kosto e Superkupës, shtohet lista e dëmtimeve te Juventusi

Kosto e Superkupës, shtohet lista e dëmtimeve te Juventusi

10:48, 18/01/2019

Juventusi mundi 1-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, duke u bërë klubi i vetëm që ka arritur të fitojë 8 trofe të tillë.

Finalja mbaroi dhe skuadra është kthyer në Itali, aty ku ditën e djeshme trajneri Allegri i dha pushim lojtarëve, ndërsa sot do të rikthehen në stërvitje për të përgatitur ndeshjen kundër Chievos.

Për shkak të angazhimit në finalen e Superkupës, Juventusi do të luajë ditën e hënë për kampionat.

Për këtë ndeshje Massimiliano Allegri nuk duhet të llogarisë shërbimet e Miralem Pjanic, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, për më tepër mesfushori kroat ka patur probleme me pulpën e këmbës së majtë.

Në listën e të dëmtuarve është shtuar edhe Douglas Costa e Bentacur.

Sulmuesi brazilian la ndeshjen kundër Milanit me dhimbje në pulpë, ndërsa mesfushori uruguaian ka patur shqetësime në kofshën e majtë.

Të dy lojtarët janë duke zhvilluar terapi dhe nuk do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës ditën e sotme.

Ndërkohë të dëmtuar vijojnë të jenë Mandzukic, Benatia, Barzagli, dhe Cuadrado.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco