Casemiro i sinqertë: Jemi në një moment të keq të Real Madridit

Casemiro i sinqertë: Jemi në një moment të keq të Real Madridit

09:14, 18/01/2019

Në kampin e Realit të Madridit kambana e alarmit vazhdon të tundet prej disa javësh.

Shkurti dhe ndeshjet e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve kundër Ajaksit të Amsterdamit po afrohen, por përpara është radha e ndeshjeve të La Ligës: kundër Sevillas, Espanjolit, Alavesit dhe Atleticos së Madridit.

Casemiro, mesfushori brazilian i kampionëve të botës nuk fshihet pas situatës në të cilën ndodhet skuadra.

“Nuk jemi mirë”, shpjegoi Casemiro për mikrofonat e “BeIN Sports”.

“Jemi të sinqertë dhe e dimë që duhet të përmirësohemi, sepse e kërkon ky klub dhe historia e tij. Ne duhet të luajmë gjithnjë për të fituar. Po punojmë shumë, por nuk jemi mirë. U kualifikuam në Kupën e Mbretit, por në La Liga jemi shumë larg kreut (-10 nga Barcelona).

Jemi të ngopur nga fitoret? Më vjen për të qeshur që e thoni këtë, sepse ne luajmë gjithnjë për të fituar. E dimë që është një moment i keq për klubin. Të gjithë e dinë që duhet të përmirësohen dhe ne po punojmë për të fituar trofe. Me punë arrihet gjithnjë diçka dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë në heshtje dhe në fund, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi braziliani i Realit të Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco