Arrestohet futbollisti i Tottenham, akuzohet për dhunë ndaj partneres

Arrestohet futbollisti i Tottenham, akuzohet për dhunë ndaj partneres

13:09, 16/01/2019

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Serge Aurier është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet britanike pasi akuzohet se ka dhunuar partneren e tij, me të cilën ka edhe një vajzë 5 muajshe.

Ishin fqinjët që lajmëruan policinë e cila më pas bëri edhe arrestimin, ndërsa vetë futbollisti i ka mohuar akuzat, por të shtunën në darkë ka qëndruar në rajonin e policisë.

Të dielën ai humbi ndeshjen me Manchester United, ndërsa për ngjarjen ka reaguar edhe klubi i Tottenham që ka bërë me dije se ndaj futbollistit do të merren masa.

Aurier iu bashkua Tottenham-it nga Paris SG në merkaton e verës 2017 për 22 mln paund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco